Avokati i Popullit, Balla: Opozita s’respekton kandidatët e vet, s’është serioze

0 124

Në një dalje për mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, kreu i grupit socialist, Taulant Balla foli edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Balla tha se fakti që opozita nuk mbështeti kandidaturat që i paraqiti vetë, tregon që nuk respekton kandidatët që propozonvetë.

“Propozimi nuk mund të jetë ekskluzivist. Fakti që opozita nuk mbështeti kandidaturat që i paraqiti vetë, tregon që nuk respekton kandidatët që sjell vetë. Mënyra më e mirë do ishte kur opozita propozon një numër, 4 ne zgjedhim 2, dhe ne biem dakord për ata të dy. Por, fakti që opozita u soll në mënyrë të papërgjegjshme, bojkotoi procesin e votimit të kandidatit të propozuar nga ata, na bëjnë të kuptojmë që opozita s’është serioze. Pra, mendoj që procesi i shpalljes së interesit do jetë një proces i hapur dhe i pandikuar.

Na duhet një Avokat Populli jo avokat partie, atëherë ne shkojmë në dialog me opozitën. I kanë votat këta? Nuk i kanë, se duhen dhe votat e mazhorancës.”- tha Balla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.