Deklarata e Dea Mishel për Luiz Ejllin: Nuk mund të jetoj me një person që po vdes dita ditës

0 150

Kryefjala e mediave rozë sot padyshim që vijon të jetë Luiz Ejlli dhe deklaratat e tij kontradiktore për sëmundjen.

Deklaratat e njëpasnjëshme të bëra mbrëmjen e djeshme po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërkohë një prej tyre është edhe ajo e banores Dea Mishel.

Teksa moderatorja Arbana Osmani po i komunikonte gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet Luizi, e cila fatmirësisht nga ekzaminimet e bëra rezultoi e mirë, u shpreh se ajo nuk mund të qëndronte në shtëpi me një person që e di që po vdes.

“Arbana nëqoftëse Luizi është vërtet i sëmurë unë nuk mund të jetoj me dikë që dita ditës po vdes. Është shumë e rëndë”, dëgjohet të thotë Dea, deklaratë e cila ka sjellë një revoltë të madhe në rrjet.

Kjo deklaratë e Deas mori dhe aprovimin e një tjetër banoreje, Kejvina Kthjellës, të cilën gjatë emisionit e pamë mjaft të prekur nga kjo histori pasi gjyshi i saj ka humbur jetën nga e njëjta sëmundje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.