Debati ”presidencial” për veshjet e Melania dhe Ivanka Trump (FOTO)

0 296

Përdoruesit e rrjeteve sociale, fill pas debatit të parë për garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u morën ndër të tjera edhe me veshjen e Melania dhe Ivanka Trump, të cilat patën vetëm një të përbashkët: maskën e fytyrës. Melania u paraqit me një kostum Dolce & Gabbana dhe këpucë Manolo Blahnik. Veshja e errët bëri që në Twitter, Zonja e Parë të krahasohej me një shef të mafias.

Nga ana tjetër, Ivanka zgjodhi një kostum dramatikisht të kundërt. Ajo u paraqit me një veshje nga Gabriela Hearst, shoqëruar me një çantë Chanel 4,700 dollarë. Kostumet e bardha konsiderohen në SH.B.A si një simbol i feminizmit modern, ndërkohë që Melania zgjodhi të përfaqësohej ndryshe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.