De Ligt dyshime për penallti, Shezni duhej zverdhur

0 138

Atalanta kishte vendosur heshtjen për shtyp, që pas eliminimit në Kupën e Italisë ndaj Fiorentinës, por edhe dje trajneri Gasperini ka vendosur të mos flasë për median, sërish i irrituar për arbitrimin e Marianit.

Rasti i parë është dalja e Sheznit jashtë zonës në minutën e 31-të, por edhe pse Atalanta pretendon për të kuq, në të vërtetë portieri i Juves duhej ndëshkuar me të verdhë, pasi Kopmeiners ishgte i rrethuar edhe nga Bonuçi e De Ligt.

Ndërkohë, në të 45-ën Boga lëshon një goditje në zonë dhe De Ligt sheh topin që t’i përplaset mes dorë së majtë të hapur dhe trupit.

Dyshimet për penallti ekzistojnë të gjitha, por VAR-i jo vetëm që nuk gjykoi për 11- metërsh, por nuk ftoi as kryesorin Mariani për të rishikuar rastin në monitor. Dyshimet mbeten.

Leave A Reply

Your email address will not be published.