Dalloni ndryshimet mes Covid-19, gripit, ftohjes së zakonshme dhe alergjive

0 320

Sezoni i gripit është i paparashikueshëm për çdo vit dhe varet nga faktorë të tillë si numri i njerëzve që marrin vaksinën dhe ndeshja me llojet në qarkullim të viruseve. Mjekët thonë se nëse qëndrojmë në distancim shoqëror dhe mbajmë maska ​​për të parandaluar Covid-19, ato masa paraprake mund të zvogëlojnë përhapjen e gripit.

Kjo teori mbështetet nga numra më të ulët se zakonisht të gripit deri më tani këtë vit, në pjesë të Hemisferës Jugore, ku sezonit të gripit po i afrohet fundit. ”Vështirësia nuk është vetëm se gripi dhe Covid-19 do të qarkullojnë njëkohësisht. Është e vështirë të dallosh një sëmundje nga një tjetër”, theksoi John Zurlo, kreu i sektorit të sëmundjeve infektive në Universitetin ”Thomas Jefferson”.

Të dy sëmundjet mund të karakterizohen nga ethe, dhimbje dhe gulçim. Ndër disa tipare dalluese është humbja e menjëhershme e nuhatjes së përjetuar nga disa pacientë me Covid-19.

”Një mënyrë tjetër për të dalluar një sëmundje nga një tjetër janë testet laboratorike. Sistemi shëndetësor Jefferson dhe të tjerët planifikojnë të përdorin teste “multiplex” që do të analizojnë tamponin e hundës së një pacienti për prova të të dy viruseve. Testet e tilla mund të përdoren më shumë për pacientët e moshuar dhe të tjerët që janë në rrezik më të madh për komplikime të gripit”, theksoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.