Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila është një nga zonjat që solli ndryshimin në arenën politike që në vitet 1991, mesazhin e kësaj të diele e ka pikërisht për më shumë gra në politikë dhe në qeverisje. Sipas saj, gratë do të përmirësojnë situatën në Shqipëri.
Postimi i plotë
Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje. Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për ta kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre.