Covid-19 një komplot? Drejtori i radio ”Maria”: Po krijohet Bota e Satanit

0 324

Edhe pse Italia është plaga e Covid-19 në Europë, ky virus për drejtorin e radio ”Maria” në Itali, Don Livio Fanzaga është një komplot. Për të elita politike po synon të dobësojë njerëzimin, dhe të ulë besimin në Zot. Për të kjo po bëhet që të krijohet Bota e Satanit.

”Në nivelin fetar tashmë është thënë që pandemia nuk vjen nga Zoti. Nga pikëpamja njerëzore, ne nuk duam të hetojmë nga vjen kjo epidemik. Kjo epidemi është një projekt që unë gjithmonë ia kam atribuar djallit që vepron përmes mendjeve kriminale të cilët e kanë arritur atë me një qëllim shumë specifik: për të krijuar një tranzicion të papritur, pas përgatitjes ideologjike, politike dhe mediatike, për një grusht shteti shëndeti. Kjo do të thotë një projekt që synon dobësimin e njerëzimit, gjunjëzimin e tij, krijimin e një diktature sanitare dhe kibernetike, krijimin e një bote të re që nuk është më e Zotit, Krijuesit, duke eleminuar të gjithë ata që nuk i thonë po këtij projekti kriminel i kryer nga elitat botërore, me bashkëpunim ndoshta të ndonjë shteti. Qëllimi është të ndërtojmë një botë të re pa Zotin. Bota e Satanit. Ku të gjithë do të ishim zombie”,-tha më tej Fanzaga.

I bindur në atë që deklaron, Fanzaga nënvizon se ky nuk është thjesht një plan i largët, por diçka që do të zbatohet në 2021. Sa për presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden, Don Livio Fanzaga, pohon se zgjedhja e tij është qershia mbi tortë për të çuar deri në fund projektin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.