“Çmimi i energjisë është 4-fishuar në Maqedoninë e Veriut”- Rama: Ne po e mbajmë të pandryshuar për të kontrolluar inflacionin

0 145

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në inagurimin e shkollës “Klodian Tanushi”, e cila mban emrin e Dëshmorit të Atdheut që humbi jetën në krye të detyrës së ushtrisë shqiptare.

Gjatë fjalës përballë të pranishmëve Rama u ndal dhe te çmimi i energjisë, ku tha se qeveria po përpiqet të kontrollojë inflacionin përmes mbajtjes së pandryshuar të çmimit të energjisë së biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

Rama shtoi se kriza e energjisë është e planifikuar nga rusia si një armë për të gjunjëzuar Evropën. Ai shtoi se teksa në Shqipëri çmimi mbetet i pandryshuar në Maqedoni çmimi është katër-fishuar.

“Ndjehem mirë se procesi i rindërtimit të shkollave po sjell një ndryshim të mmadh një ndryshim thelbësor.

Hapësirat dhe godinat po ndryshojnë kudo. Natyrisht ka ende shkolla që nuk janë prekur nga kjo valë e madhe ndryshimi. Ndoshta në Tiranë nuk janë përfunduar të tëra, por ajo që është e rëndësishme është që sot nuk ka asnjë krahasim me dje.

Është një kohë e vështirë për të gjithë kjo që kalojmë. Është se fatkeqësia u bë e treta në radhë nga rrethana të imponuara nga jashtë.

Jo vetëm që është e treta por është më e vështira, nëse tërmeti mori jetën e disa njerëzve, shkatëroi shtëpitë e disa të tjerëve, pjesa tjetër nuk u prek. Ne spostuam fondet që tu gjendeshim atyre që ishin pa shtëpi. Pastaj erdhi pandemia që i kërcënoi të gjithë por që nuk i preku të gjithë.

Ndërkohë kjo e treta, lufta pë rata që nuk i shërbejnë njerëzve të këtij vendi thonë se nuk ka lidhje me Shqipërinë. Në fakt Shqipëria ka shumë lidhje me bashkësinë euro-atlantike, pasi kjo luftë nuk ka nisur për të gjunëzuar Ukrainën por për të gjunjëzuar Evropën përmes armës së energjisë dhe inflacionit të luftës.

Nëse i rritet energjia atij dyqanit atje, cilido që hyn për të blerë atje do ta blejë më shtrenjtë. Duke e mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë për biznesin e vogël dhe për familjet ne po përpiçemi të kontrollojmë inflacionin.

Në Maqedoninë fqinje çmimi është rritur katër fish”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.