Arabia Saudite ngre alarmin: Do të na sulmojë Irani

0 237

Shërbimet sekrete amerikane janë të shqetësuara rreth një kërcënimi të mundshëm nga Irani, pas një raporti të inteligjencës së Arabisë Saudite se Republika Islamike mund t’i sulmojë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur për Wall Street Journal se SHBA po i dërgon sinjale të qarta Iranit se do të ketë një kundërpërgjigje nëse vendos të sulmojë aleatët e saj sauditë.

“Jemi shumë të shqetësuar për këtë tablo kërcënimesh dhe kemi venë kontakte të vazhdueshme përmes kanaleve ushtarake dhe të inteligjencës me sauditët. Ne nuk do të hezitojmë të veprojmë për të mbrojtur interesat tona dhe të partnerëve në rajon”, u shpreh zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ai shtoi se Arabia Saudite ka ndarë disa informacione me Shtetet e Bashkuara të cilat flasin për disa objektiva të mundshme që Irani ka planifikuar të sulmojë në Mbretëri.

Javët e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin se ka ndihmuar me dronë Rusinë për t’i përdorur ato në luftën e Ukrainës. Sipas zyrtarëve perëndimore, Republika Islamike po përgatitet të dërgojë më shumë mjete ajrore pa pilotë në ndihmë të ushtrisë së Putin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.