Çizmet e mëdha të kuqe MSCHF-së, që po çmendin rrjetin

0 267

Çizmet e mëdha të kuqe të MSCHF-së kanë çmendur audiencat online duke u pëlqyer edhe nga njerëz me influencë apo të famshëm të cilët nuk i kanë rezistuar dot këpucëve që janë bërë virale dhe i kanë blerë.

Dizajni më i fundit i kompanisë MSCHF-së është pritur me entuziazëm në botën e modës, pavarësisht komenteve të ndryshme për çizmet tërheqëse.

Këtë muaj, është pothuajse e pamundur të jesh në internet dhe të mos shohësh çizmet e kuqe, të cilat njerëzit i kanë krahasuar me këpucët e veshura nga personazhi komik në filmin “Astro Boy”. As batutat nuk i kanë penguar reperët të postojnë foto me çizmet jonormale.

Në fillim të kësaj jave, Lil Wayne u pa duke veshur çizmet e mëdha të kuqe të MSCHF në një videoklip me NLE Choppa.

Iggy Azalea së fundmi ka postuar një foto në Instagram e veshur me këpucë një këmishë të bardhë crop top jashtë një avioni privat.

Fivio Foreign gjithashtu ka veshur çizmet në një video që ai postoi në TikTok dhe mori disa komente të ashpra. Ai ishte reperi i parë që veshi çizmet e mëdha.

Këpucët kushtojnë 350 dollarë dhe dolën në shitje ditën e djeshme. Sipas raportimeve, koleksioni i çizmeve u shitën në më pak se 10 minuta.

“Këpuca e Madhe e Kuqe është realizim i një lloji specifik të abstraksionit vizatimor,” tha së fundmi bashkëthemeluesi i MSCHF Daniel Greenberg.

“Në botën e karikaturave, përfaqësimi funksionon me informacion të reduktuar për të nënkuptuar menjëherë një objekt, në vend të fjalës për ta përshkruar atë. Big Red Boot funksionon në një parim të ngjashëm, ku është një formë absurde, e thjeshtuar që përcjell idenë e çizmeve për veçoritë e realizmit”, tha Daniel Greenberg.

Leave A Reply

Your email address will not be published.