Chelsea bën goditjen e janarit, zyrtarizon sulmuesin për 6 muajt e ardhshëm

0 180

Nuk ka më dyshime, gjithçka bëhet zyrtare: Joao Felix është lojtari më i ri i Chelsea. Sulmuesi portugez është huazuar 6 muaj te “Blutë e Londrës”, pa të drejtë blerje kartoni në verë.

“Artisti sapo mbërriti”, shkroi Chelsea në faqen zyrtare në Tëitter, duke njoftuar kështu përforcimin më të fundit. Huazimi i ka kushtuar Chelsea-t plot 11 milionë euro, plus “Blutë e Londrës” do të paguajnë edhe rrogën e plotë të portugezit për 6 muaj, që është rreth 7 milionë paund. Pra, një investim gati 20 milionë euro nga Chelsea, për vetëm 6 muaj.

Trajneri i ri i bluve, Graham Potter, ka pasur vështirësi në repartin e sulmit, pasi as Havertz, dhe as Aubameyang, nuk kanë treguar formë të mirë. Gjithashtu, edhe dëmtimet e Brojës, Pulisic, Sterling dhe Mount, kanë ndikuar në ecurinë aspak të mirë të Chelsea.

Aktualisht, blutë e Londrës janë shumë larg zonës Champions në Premier League dhe duket thuajse një mision i pamundur që ta mbyllin mes 4 më të mirave. Kujtojmë se për Joao Felix, kishte interes edhe nga klubi i Arsenalit, por këta të fundit hoqën dorë shumë shpejt.

Leave A Reply

Your email address will not be published.