Çështja McGonigal/ Kuvendi miraton mocionin me debat me Ramën në 2 Mars

0 172

Mocioni me debat i kërkuar nga opozita me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal do të mbahet më 2 Mars.

Kuvendi ka kaluar në votim të hapur datën se kur do të mbahej mocioni me debat i kërkuar me insistim nga opozita dhe ligjvënsit kanë vendosur që do të jetë 2 Marsi dita kur opozita do të përballet me kryeministrin Rama.

“Ju propozuat mocionit me debat më 2 shkurt dhe është protokolluar në 3 shkurt, që do të thotë se duhet zhvilluar brenda datës 2 mars. Kush është dakord që mocionit me debat, të zhvillohet më 2 mars?

Miratohet!”-tha Felaj.

Në mocion përfshihet interpelanca dhe të gjitha pyetjet e kërkuara nga opozita.

Leave A Reply

Your email address will not be published.