Tërmeti në Turqi, Rama dhuron 1 milion euro

0 164

Kryeministri Edi Rama ka dhuruar plot një milion euro për Turqinë. Dhurimi u bë në një lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin turk, ku po bëheshin donacione dhe bamirësi për tërmetin tragjik.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij programi sensibilizues, si përfaqësues i Shqipërisë. Vendi ynë mbajti të hënën një ditë zie kombëtare, për të shprehur solidaritetin dhe nderuar viktimat e tragjedisë. Ne nuk do ta harrojmë çfarë bëri Presidenti Erdogan pas tërmetit të vitit 2019. Ne jemi me popullin turk. Në emër të popullit shqiptar ne duam të dhurojmë 1 milionë euro. E di që kjo nuk është asgjë, pasi nevojat janë shumë-shumë më të mëdha”, tha Rama.

Transmetimi i fushatës televizive “Turqia në zemër” ishte planifikuar për tri orë, por dhe pas pesë orëve donacionet vijojnë.

Bilanci i viktimave në Turqi i ka tejkaluar 31 600 viktimat e shënuara nga tërmeti i vitit 1939, duke e bërë atë të 6 shkurtit, katastrofën më të rëndë në historinë moderne të vendit. Në Sirinë e gjunjëzuar nga lufta civile 12-vjeçare, bilanci ka shkuar në mbi 5700.

Leave A Reply

Your email address will not be published.