Buckingham Palace: Princesha shtatzënë për herë të parë

0 318

Princesha Eugenie, vajza e vogël e Princit Andrew dhe Sarah Ferguson, është shtatzënë. ”Lartësia e saj, princesha Eugenie dhe Z. Jack Brooksbank kanë kënaqësinë t’ju njoftojnë se do të bëhen prindër në fillim të vitit 2021. Duka i Jorkut dhe Sarah, dukesha e Jorkut, zoti dhe zonja Brooksbank janë të ngazëllyer nga lajmi”,-shkruhet në njoftim. Eugenie dhe Jack Brooksbank u martuan në St George’s Chapel, Windsor Castle, në tetor të vitit 2018. Nëna e bebit të ardhshëm është një princeshë por babai nuk ka asnjë titull dhe kështu fëmija do të jetë Master (nëse është djalë) dhe Miss Brooksbank (nëse është vajzë).

Leave A Reply

Your email address will not be published.