Bruce Willis “përjashton” nga testamenti ish-bashkëshorten e tij Demi Moore

0 141

Ylli i Hollywood-it, Bruce Willis, ka vendosur të heqë nga testamenti i tij ish-bashkëshorten Demi Moore.

Pak kohë më parë, Bruce Willis njoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi pasi u diagnostikua me afazi, një sëmundje e lidhur me dëmtimin e trurit. Kjo ndër të tjera ndikon në jetën e tij të përditshme duke i penguar aftësitë e tij komunikuese dhe aftësinë për të folur.

Kuptohet se sëmundja ndikoi edhe në aftësinë e tij për të punuar si aktor. Kjo ka bërë që ai t’i kushtojë më shumë kohë njerëzve të dashur, ndër të tjera, pasi tani ka më shumë kohë të lirë.

Ai i ka kaluar Krishtlindjet rrethuar nga familja, përfshirë ish-partneren, Demi Moore dhe gruan aktuale Emma Heming, si edhe të gjithë fëmijët e tij.

Pse Bruce Willis e la ish-gruan jashtë testamentit

Kjo mësohet se ka ndodhur për shkak se pasuria e madhe e Demi Moore është më se e mjaftueshme për të siguruar tre vajzat që ata kanë së bashku: Rumer (34 vjeç), Scout (31) dhe Tallulah (28).

Sipas testamentit të ri, pjesa më e madhe e pasurisë së Willis do të shkojë për partneren e tij aktuale dhe dy vajzat e tyre të vogla.

“Bruce donte të sigurohej që të kujdesej për familjen e tij të re”, tha një burim i brendshëm për Radar Online.

Leave A Reply

Your email address will not be published.