Beyonce shpall turneun botëror, por fansat kanë të njëjtin shqetësim: Çmimin!

0 141

Beyonce ka shpallur më në fund turneun e saj të shumëpritur Botëror Renaissance me një postim në llogarinë e saj në Instagram. 41-vjeçarja dukej shumë sexy në foto ku shfaqej me kapele kauboji teksa ishte ulur mbi një manekin kali. Turneu do të nisë në Stokholm, Suedi, më 10 maj.

Do të vazhdojë në Londër më 29 maj dhe 30 maj. Beyonce gjithashtu do të ndalet në disa vende të tjera evropiane, si Belgjika, Franca, Spanja dhe Danimarka, përpara se të nisë zyrtarisht turneun amerikan në Filadelfia më 12 korrik. Ndalesa të tjera në SHBA përfshijnë Chicago, New York City, Boston, Atlanta, Miami, Las Vegas, Los Angeles, New Orleans dhe Houston dhe New Orleans, që do të jetë data e turneut të saj të fundit më 27 shtator.

Ndërsa emocioni është i madh për fansat, tema e kostos së biletave ka nisur t’i shqetësojë pak. Shumë njerëz e dinë mirë se do të duhet të kursejnë për këtë mundësi të jetës. Komentet në lidhje me çmimin vërshuan pas njoftimit të Beyonce. “Çmimet bëjnë mirë të mos jenë shumë të çmendura”, shkroi një komentues. Të tjerët ishin në rregull duke thënë se janë të gatshëm të paguajnë gjithçka që u nevojitej vetëm për ta parë këngëtaren, madje një person bëri shaka: “Më vjen mirë që të gjithë zgjodhëm si kolektiv të mos paguajmë qiranë!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.