Berisha zbulon planin për të rrëzuar kryeministrin Rama nga pushteti

0 149

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zbuloi planet e opozitës për të ardhmen e afërt, deri në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ajo që kam në plan është një lëvizje e strukturuar kundër këtij krimineli në pushtet, sepse ky bën gjithçka për të qëndruar në pushtet. Po punoj fort që të bind demokratët, qytetarët se këtu nuk ka votë dhe nuk do të ketë votim të vërtetë nga ky regjim monist dhe ky person dhe se ky nuk ikën kurrë me votë. Unë e kam bindje absolute që do të vijë momenti. Ky votën nuk e pranon. Ose do të largohemi të gjithë, ose të shfaroset ky komb, ose të ketë votë. Në zgjedhje do të marrim pjesë. Ne po bëjmë përgatitjet më të pashembullta”, tha Berisha në një konferencë për mediat pas protestës së opozitës.

Berisha shtoi se protesta ia arriti dhe e tejkaloi qëllimin. Ai shpjegoi edhe pse protestuesit nuk e zhvilluan protestën para kryeministrisë. “Po qe se ne do të deklaronim, ai mund të organizonte ndonjë pritë që aty. Dhe ne nuk donim që në prani të liderëve të tjerë, të përbënim asnjë lloj kërcënimi. Në çdo samit është e vërtetë që ka një zonë sigurie, absolutisht shumë më e ngushtë se kjo që caktoi ky, duhet të ishte përtej Rogner-it. Ky futi kryeministrinë në një akt frikacak. Nuk u fut nëpër tunele… Nuk e gjykuam të arsyeshme t’i bëjmë dhuratë atij”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.