Berisha për “Primaret”: Kanë aplikuar mbi 200 kandidatë me CV suksesi

0 142

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD, kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se deri më tani kanë kandiduar 200 personalitete politike e të shoqërisë civile për kryetar për qytetar të parë të bashkive në zgjedhjet 14 majit 2022.

Teksa falënderoi secilin prej tyre, kryedemokrati tha se Primaret kanë ngjallur interes dhe vlerësim pozitiv te qytetarët.

“Deri tani janë mbi 200 personalitete politike të shoqërisë civile që kanë aplikuar për të kandiduar për kryetar për qytetar të parë të bashkive tona. Kam falënderim për secilin prej tyre, janë personalitet të shquara të partisë, jetës publike të vendit, individë me CV suksesi dhe secili prej tyre me kandidimin, me besimin që ka shprehur dëshmon vullnetin për të qenë misionar i rikthimit të pluralizmit dhe shërbëtor i qytetarëve.

Gjykoj se meritojnë vlerësim e falënderim. Primaret kanë ngjallur interes të madh tek qytetarët dhe vlerësim pozitiv, Ky proces transparent në çdo hap e vendim e kujton procesin tjetër në shpellën e mafies, ku vendos mafia për kandidatët, treguam diferencë, që do jemi të përgjegjshëm para qytetarëve shqiptarë, të respektojmë plotësisht vullnetin e lirë të anëtarëve të simpatizantëve të PD në primare dhe qytetarëve”-tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.