Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa tha se ai është aksioner kryesor në projektin e Portit të Durrësit.
Ai tha se kjo është edhe arsyeja se përse nuk tregon se kush janë 60% e aksionerëve.
Ai shtoi me tej se këto kompani me të cilat Edi Rama “po merret”, kanë qenë kompani të vëllezërve Kariç, të cilët i kanë shitur në Emiratet e Bashkuara, duke shtuar se lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon nëpërmjet tyre.
Sali Berisha: Lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon nëpërmjet vëllezërve Kariç. Ata pasi iu vendosën sanksione për bashkëpunimin e ngushtë me Lukashenkon, kompanitë e tyre i shitën në Emiratet e Bashkuara, tek këto kompani që po merret sot Edi Rama.
I shitën me një çmim 30 herë më të ulët, pra bëhet një formalitet, por ata janë faktikisht përfaqësues të Vuçiç dhe Lukashenkos, në Dubain e Edi Ramës, në portin e Durrësit. Aksionet kryesor është Edi Rama.
S’mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do kisha interesa direkt të miat t’i fshehësh popullit 60% të aksionerëve? Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde. Pra Rama kërkon të mbulojë me këtë rast aferën e djegësave , ku është absolutisht me çdo dokument kryetar i një organizate kriminale. Kjo do marrë ndëshkim popullor.