Berisha me grip, opozita në “gjumë”, ja çfarë po ndodh në kampin opozitar në këto ditë të para të 2023-it

0 137

Fillimi i këtij viti, aq shumë të premtuar se do të sjellë fundin e Edi Ramës, dhe ndryshimin e pushtetit, ka nisur mjaft i qetë për opozitën. Me lajmin se Sali Berisha po kalon një gjendje gripale që nuk e lejon të shkojë në PD, në selinë e demokratëve, prej ditësh situata duket mjaft e qetë, dhe me hyrje-dalje të pak funksionarëve. Konstatohet qartë se në momentin që kreu i PD-së vjen në zyrën e tij, numri i personave të cilët janë në parti është i shumtë, përfshirë deputetë, punonjës, apo simpatizantë, ndërsa në mungesë të ish-kryeministrit, situata aty, i ngjan një dite pushimi.

“Kur Sali Berishën e zë gripi, opozitën e zë “gjumi”. Pamundësia e kryetarit të PD për të ardhur në zyrën e tij ka bërë që kjo godinë të ulë aktivitetin, duke I ngjarë një godine të braktisur. Në një kohë kur Kryeministri Edi Rama është në mandatin e tij të tretë, sjellja e atyre që duhet të krijojnë dhe të jenë alternativa qeverisëse është mjaft e qetë, njësoj sikur gjërat në këtë vend të shkojnë vaj.”.

Opozitarizimi që po bën partia më e madhe opozitare, në këto ditë të para të janarit dhe në mungesë të Sali Berishës, janë vetëm disa dalje sporadike dhe akuza në drejtim të qeverisë, ndërsa nga ana tjetër Kryeministri Rama mbledh ministrat e tij duke prezantuar arritjet e qeverisë së tij për vitin 2022. Ndërsa ministrat e kabinetit dalin një nga një duke publikuar arritjet e tyre, PD nuk është aty për t’ju bërë opozitë, duke ia lënë këtë në dorë disa mediave.

Prej kohësh individë me funksione në selinë blu, pune të tyre ditore dhe aktivitet partiak, cilësojnë publikimin në rrjetet e tyre sociale, të fotografive, nga takimet në terren të Sali Berishës me qytetarët. E njëjta situatë mund të thuhet edhe për atë që cilësohet si Grupi Alibeaj, të cilët përdorin për sallë mbledhjesh një zyrë në Kuvendin e Shqipërisë dhe në raste të tjera, kafe lokalesh nëpër kryeqytet. Prej kohësh ky grup e ka humbur kontaktin me terrenin, duke e përqendruar opozitarizmin e tyre në Parlament, ku edhe aty, nuk kanë mundur të fitojnë asnjë betejë përballë PS-së.

E vetmja mënyrë që PD të zgjohet nga gjumi, është që Berisha të shërohet sa më shpejt e të rikthehet në zyrë për të ndezur motorët dhe të vënë në lëvizje zyrtarët e partisë më të madhe opozitare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.