Porositi 137 kg kokainë nga Ekuadori, jepet dënimi për Gentian Malindin

0 146

Është dënuar me 8.8 vite burg Gentian Malindi, i arrestuar disa kohë më parë me akuzën e ngritur nga SPAK se është porositësi i 137 kg kokainë të kapura në vitin 2019 në Portin e Durrësit.

Malindi kërkoi gjykim të shkurtuar, gjë e cila u pranua nga GJKKO. Ai u shpall fajtor për veprat penale “trafik i lëndëve narkotikëve” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Malindi ra në pranga të enjten e 27 tetorit 2022 në afërsi të Vorës, ndërsa iu gjetën edhe dokumente identifikimi të falsifikuara.

Ai në bashkëpunim me shtetasit A. B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës (të arrestuar në shtator 2019), do të priste në Durrës, 137 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua gjatë operacionit të koduar “Kuito”.

Kokaina u konstatua nga policia greke, e cila bëri zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut. Më pas, policia greke mbajti nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.