Azerbajxhani i jep goditjen e fortë Armenisë

0 330

Ushtria e Azerbajxhanit ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në zonën e Nagorno Karabakh dhe territoreve që mbahen nga ushtria e Armenisë. Mediat lokale, shkruajnë për një ofensivë në të gjithë vijën e frontit me qëllim rikthimin e kontrollit të Nagorno Karabakh tek Azerbajxhani.

Në rrjete sociale janë hedhur foto të operacionit, ndërsa theksohet se është marrë edhe baza e forcave speciale të ushtrisë armene në rajon, e quajtur si “Komanda 193”.

Dy shtetet luftojnë prej një jave në Nagorno Karabakh. Azerbajxhani kërkon largimin e forcave armene nga rajoni, ndërsa këta të fundit theksojnë se duan vetëvendosje për popullin armen që jeton në territorin e Nagorno Karabakh, i njohur si pjesë integrale e Azerbajxhanit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.