Avokati mbrojtës në Gjykatën Speciale: Interesante pse doli tani lajmi

0 306

Situata politike në Kosovë, u trondit nga lajmi se zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka ngritur akuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj ka komentuar në RTV Dukagjini zhvillimet e fundit. Hodaj thotë se është shumë interesante që lajmi u bë sot publik. ”Zakonisht aktakuzat ose publikohen në fillim ose kur të konfirmohen nga Gjykata dhe pastaj të bëhen publike”.

Nga ana tjetër, avokati thotë se është në diskrecion të prokurorisë nëse dëshiron të bëjë publike apo jo emrat e personave. “Në rastet tjera vet Spacialja ka kërkuar që pa u konfirmuar aktakuza të mos bëhet publike por kësaj radhe është shumë interesant që në mes të procesit të publikohen emrat”.

Hodaj thotë se zhvillimet e ditës së sotme janë të tmerrshme në aspektin politikë për Kosovën. ”Është një njollë e keqe për Kosovën, por mund të ketë implikime politike për shkak të kohës kur ka ndodhur kjo shpallje”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.