ARRSH: Në këtë aks vazhdon rënia e orteqeve, ka vështirësi në qarkullim

0 126

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njotimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se si është gjendja e akseve rrugore në vend.

ARRSH njofton se si pasojë e reshjeve të shiut që kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit me intensitet ka patur rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës Bajram Curri-Fierzë km 12.

Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon ende.

“Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës si në Bajram Curri-Fierzë km 12.

Në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie orteqesh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive.

Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”,-njofton ARRSH.

Leave A Reply

Your email address will not be published.