Paralajmërimi i ish-presidentit rus: Nëse humbasim në Ukrainë, do të ketë luftë bërthamore

0 43

Ish-presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev ka paralajmëruar një luftë bërthamore nëse vendi mposhtet në Ukrainë.

Në një deklaratë në Telegram, Medvedev iu referua një takimi të zyrtarëve të lartë të mbrojtjes që do të mbahet nesër në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani.

Ai tha se takimi do të zhvillohet pasi udhëheqësit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos përsëritën qëndriminse “për të arritur paqen, Rusia duhet të humbasë”.

“Nuk i shkon kurrë në mendje asnjë prej të varfërve të nxjerrë përfundimin elementar vijues nga kjo: humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të provokojë shpërthimin e një lufte bërthamore”, tha Medvedev.

“Fuqitë bërthamore nuk humbin konflikte të mëdha nga të cilat varet fati i tyre, por kjo duhet të jetë e qartë për këdo. Edhe për një politikan perëndimor që ka ruajtur të paktën një gjurmë inteligjence”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.