Arrestimi i zyrtares së AKSHI-t, reagon Tedi Blushi: Rama mbron sigurinë kombëtare me trafikantë droge

0 149

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me arrestimin e një zyrtareje të AKSHI-t ditën e sotme pasi u kap me rreth 50 kilogramë kanabis në makinën e saj.

Blushi shkroi se përfshirja e një punonjëse të AKSHI-t në trafikun ndërkombëtar të drogës, e denoncuar më herët edhe për implikim në vjedhje të votave për llogari të “Rilindjes” është treguesi më i qartë se kujt ia ka besuar Edi Rama të dhënat personale të shqiptarëve dhe sigurinë kombëtare.

Postimi i plotë:

Përfshirja e një punonjëse të AKSHI-t në trafikun ndërkombëtar të drogës, e denoncuar më herët edhe për implikim në vjedhje të votave për llogari të “Rilindjes” është treguesi më i qartë se kujt ia ka besuar Edi Rama të dhënat personale të shqiptarëve dhe sigurinë kombëtare.

Vetëm nëpërmjet punësimit të trafikantëve të drogës dhe vjedhësve të votave, Edi Rama mund ta kishte të lehtë t’i dorëzonte të dhënat e shqiptarëve në duart e patronazhistëve, për t’u bërë presion qytetarëve në zgjedhje!

Kjo është edhe arsyeja pse shteti është nxjerrë lakuriq para sulmeve kibernetike nga vende jo mike sepse sigurinë kombëtare Edi Rama e mbron me trafikantë droge!

Leave A Reply

Your email address will not be published.