Digjet kazinoja,10 viktima dhe dhjetëra të plagosur

0 130

Të paktën 10 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa me dhjetëra të tjerë po luftojnë për jetën pasi zjarri shkrumboi një kazino në Kamboxhia në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Pamje të rënda janë bërë virale në internet ku njerëzit tentojnë t’u shpëtojnë flakëve duke u varur në dritaret e godinës. Zjarri ka nisur në mesnatë në hotelin-kazino “Grand Diamond City” në Poipet, në kufirin me Tajlandën.

AFP raporton se deri tani 10 persona kanë vdekur, 30 janë plagosur, por autoritetet tajlandeze në provincën Sa Kaeo kanë thënë se janë më shumë se 50 persona në spital. Ndërkohë, më shumë se 50 persona të tjerë dyshohet të kenë mbetur të bllokuar.

Dëshmitarët janë shprehur se zjarri ka nisur fillimisht në katin e parë të ndërtesës, ndërsa më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë hotelin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.