Arrestimi i Kajmakut, PD: Lojë e Ramës në kohë fushate

0 347

Agim Kajmaku, ish-kreu i Bashkisë së Vorës, pas 7 muaj në kërkim vetëm mbrëmjen e së hënës u kap nga Policia. Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi, arrestimin e vlerësoi si një lojë të Ramës në prag të zgjedhjeve.

”Arrestimi nuk është fitore e opozitës, fitore është ajo që keni nxjerrë fakte për këta kryebashkiakë. Arrestimi është lojë e Ramës dhe e PS me të vetët, por qytetarët janë të zgjuar dhe i kuptojnë këto lojëra. Ky është një individ që lëviz lirshëm nga data 1 nëntor edhe pse ka një masë sigurie nga gjykata e Tiranës dhe këta e ka bërë edhe para Drejtorisë së Policisë”.

Për Çupin, opozita e ka bërë punën e saj duke qartësuar qytetarët. ”Ne kemi denoncuar në mënyrë të vazhdueshme. Kemi një angazhim për të denoncuar gjithçka që kemi si prova dhe si dosje. Jemi një opozitë që kemi pasur aksione të forta politike. Ne kemi një trup që është në terren, ka denoncuar dhe ka qëndruar pranë qytetarëve”.

Ndërkohë që Kajmaku arratiset dhe shpallet në kërkim, Gjykata Administrative nis një hetim tjetër ndaj shkeljeve që ai kishte kryer teksa ishte shkarkuar nga detyra. Dhe sot kemi dy çështje: njëra që ka të bëjë me arrestimin e tij dhe tjetra me zhvlerësimin e shkarkimeve që Kajmaku bëri pasi ishte shkarkuar nga detyra si kryetar bashkie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.