Deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar përmes takimin e kryeministrit Edi Rama me opozitën parlamentare, ku thotë se Rama do ta votojë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Përmes një postimi në facebook, Maliqi i bën thirrje kreut të qeverisë që të lërë lojrat e të sjellë Reformën Zgjedhore për votim në Kuvend.
Nga ana tjetër, ai thotë se sfidën Rama e ka me opozitën politike që është jashtë sallës së Kuvendit, ndaj dhe i kujton edhe zgjedhjet e ardhshme.
”Shtrëngo rripat dhe prano fundin në zgjedhjet e ardhshme ku gropën më të madhe e ke nga socialistët e zhgënjyer, bashkëpunëtoret e tu që u fute thikën pas shpine si mosmirënjohës dhe nga mallkimet e qindra e mijra shqiptarëve qe i ke terrorizuar, kërcënuar, varfëruar, burgosur etj etj”.
Postimi i plotë
Ramzi lere aktrimin, intrigen, show-n se te doli boja jo vetem ne Shqiperi por dhe tek ndërkombëtaret. Frikacak boll bere te fortin, mos hidh gurin e fshih dorën, do e votosh si Çeço marreveshjen per Reformen zgjedhore te 5 Qershorit ne Rezidencen Amerikane.
Mos shit mënd se spo shet ikona, mos perdor e shit opoziten parlamentare duke perberë lajm fallco se po u mbush mëndjen sot me takim te dytë. Behu burre sille shpejt marreveshjen zgjedhore per votim ne parlament se garen, sfiden e ke me opoziten legjitime jashte.
Votat i ke mbi 100 kur do sic i ke pasur per PPP-te, KÇK, Klsh, antishpifjen, komisionin farsë per shkarkimin e Presidentit etj,ste pijme me uje djallëzit, aktrimet.
Shtrengo rripat dhe prano fundin ne zgjedhjet e ardhshme ku gropen me te madhe e ke nga socialistet e zhgenjyer, bashkëpunëtoret e tu qe u fute thikën pas shpine si mosmerenjohes dhe nga mallkimet e qindra e mijra shqiptareve qe i ke terrorizuar, kercenuar, varferuar, burgosur etj etj.