Aleatët e PD dhe pozicionimi për 25 prillin, Basha të shtunën takim me Idrizin

0 322

Partia Demokratike nuk e ka përcaktuar se në çfarë pozicioni në listat e saj për zgjedhjet e 25 prillit, do të jenë dy prej aleatëve të saj, Partia Republikane dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Sipas ”A2cnn”, kyedemokrati Basha do të takohet këtë të shtunë me Idrizin. Mbetet për t’u parë nëse pas takimit do të njoftohet arritja e marrëveshjes apo jo.

Qarku ku do të pozicionohet Idrizi dhe kandidatët e PDIU-së në listë duket se mban peng dhe marrëveshjen me Vangjel Dulen, i cili nuk dëshiron një përballje në të njëjtën zonë.

Kurse negociatat me aleatin republikan, Fatmir Mediu po vijojnë ende. Mësohet se ai i ka dërguar demokratëve propozimet e reja dhe është ende në pritje të një përgjigjeje. Në 6 mars duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat finale të kandidatëve për deputetë. Formati i fletës së votimit miratohet më pas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.