A do të konkurrojë Rusia në “Eurovision” pas sulmit të Ukrainës?

0 163

Rusia do të lejohet të marrë pjesë në “Eurovisionin” e këtij viti, pavarësisht se ka nisur një sulm ushtarak ndaj Ukrainës.

Organizatorët e quajtën konkursin një “ngjarje kulturore jopolitike” dhe thanë se aktualisht po planifikojnë të presin pjesëmarrësit nga Rusia dhe Ukraina në ngjarjen e këtij muaji.

Televizioni shtetëror i Ukrainës “UA:PBC” kishte bërë thirrje që Rusia të pezullohej.

Ai tha se transmetuesit rusë, të cilët mbikqyrën pjesëmarrjen në konkurs, kishin qenë “një zëdhënës për presidentin dhe një mjet kyç i propagandës politike” dhe se kishin marrë pjesë në “shpërndarjen sistematike të dezinformatave” kundër Ukrainës.

Ndërkohë, delegacioni rus nuk u është përgjigjur ende komenteve.

Image

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.