Cristiano Ronaldo nuk ndihet rehat te Manchester United aktual. Zëvendësimet e vazhdueshme dhe marrëdhënia e keqe me trajnerin e “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag, bëjnë që ish-lojtari i Real Madridit dhe Juventusit të kalojë një nga momentet më të këqija të karrierës së tij të gjatë futbollistike. Në këtë mënyrë, opsioni i largimit nga ekipi anglez “fluturon” mbi një mjedis gjithnjë e më të tensionuar.
Dhe pikërisht pasi u largua nga fusha e lojës disa minuta para përfundimit të ndeshjes ndaj Tottenhamit, ai u hoq nga dinamika e skuadrës gjatë një ndeshjeje. Për shkak të kësaj, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u detyrua të lëshonte një deklaratë në të cilën siguronte: “Unë jam përpjekur gjithmonë të jap shembullin për më të rinjtë, por për fat të keq kjo nuk është gjithmonë e mundur”. Pra, indirekt kërkoi falje pasi shkoi në dhoma e zhveshjes para bilbilit të trefishtë dhe mbylljes së ndeshjes.
Edhe pse ylli portugez e ka bërë të qartë se “dorëzimi ndaj presionit nuk është një opsion”, lëvizja e tij e fundit financiare mund të lërë të kuptohet për një kthesë të re të ngjarjeve. Sipas “The Sun”, Cristiano ka ndërtuar tashmë një rezidencë të re në vendin e tij të lindjes, Portugali. Shtëpia ndodhet në zonën Quinta da Marinha dhe, megjithëse vlerësohet 10 milionë euro, buxheti i përgjithshëm i rikonstuksionit total të rezidencës i kalon 20 milionë euro.
Rezidenca ka 2729 metra katrorë dhe përbëhet nga tri kate, disa kopshte, një pishinë të nxehtë, një palestër dhe hapësirë për më shumë se 20 makina. Përveç kësaj, ajo ndodhet vetëm 40 minuta nga Lisbona, gjë që ka shtuar zërat për rikthimin e tij të mundshëm te Sporting, skuadra që e katapultoi atë në futbollin elitar.