Pas Tiranës, Gjykata pezullon garën e FSHF në të gjithë vendin

0 160

Pas Tiranës, Gjykata pezullon garën e FSHF në të gjith vendin. Mësohet se gara është bllokuar deri në shqyrtimin e manipulimeve.

Është Gjykata e Tiranës ajo e cila ka bllokuar garën në FSHF deri në shqyrtimin e manipulimeve dhe të gjithë dosjes voluminoze ku faktohen trukimet për zgjedhje.

Përmes këtij vendimi, Gjykata e Tiranës ka pezulluar mandatet e FSHF-së deri në gjykimin e dosjes së plotë të falsifikimit. Gjithashtu, Gjykata ka vendosur që Duka, Shulku e Kokëdhima të pezullohen deri në vendimin përfundimtar për të gjitha shkeljet për të cilat ata akuzohen.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që FSHF nuk mund të bëjë zgjedhjet pa u shqyrtuar më parë ankesat në gjykatë, të cilat janë në fakt nga të gjithë shoqatat rajonale të sportit të cilat në kallëzimet e tyre kanë shprehur shqetësime për trukim të numrit të delegatëve dhe blerje të tyre.

Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës ka pezulluar edhe Komitetin Ekzekutiv të FSHF për zgjedhjet e 2 Marsit si dhe gjithë Komisionin e Verifikimeve në FSHF për zgjedhje, të cilët janë në fakt njerëzit e besuar të Armand Dukës.

Në këtë mënyrë, zgjedhjet për FSHF të planifikuara për në 2 mars do të shtyhen, deri sa të mbarojë fillimisht gjykimi i shkeljeve. Gjykata e Tiranës ka vendosur që zgjedhjet e FSHF të bëhen vetëm pas vendimeve penale për shkeljet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.