“Shoku im Zaho, thuaji babit të mos na prishë shtëpitë”

0 145

Banorët e “5 Majit”, Paskuqanit e Laprakës dolën sërish në protestë sot para Kuvendit, për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.

Ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një fëmijë i vogël, i cili iu drejtua djalit të kryeministrit, Zaho, duke i kërkouar që t’I thojë Ramës të mos i prishë shtëpitë e tyre.

“Shoku im Zaho thuaji babit tënd të mos na prishë shtëpitë. Nuk kemi ardhur kot, s’kemi shtëpi tjetër vetëm këtë. S’kena mo. Jemi të gjithë banorët që kemi nga një problem. S’kemi ardhur kot këtu”, tha para mediave djali i vogël.

Leave A Reply

Your email address will not be published.