30 vite nga krijimi i PD-së, Basha: Do të jemi gjithmonë zëri i shqiptarëve (VIDEO)

0 309

Në 30-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, kreu Lulzim Basha, ka uruar përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale të titulluar, “30 vjet më parë”, ku lëshoi mesazhin se PD do të jetë gjithmonë zëri i shqiptarëve.

“30 vjet më parë ne u ngritëm nga hiri i një vendi të dërrmuar. Bëmë gjithçka nën shembullin e heronjve, zërat e të cilëve kërkuan ndryshimin që ne sollëm. Ne kemi arritur kaq shumë. Ne sollëm demokracinë, ne hapëm vende pune, ne zhvilluam ekonominë, ne ngritëm infrastrukturën anembanë vendit, ne futëm Shqipërinë në NATO, ne bëmë të mundur lëvizjen pa viza. Ne jemi zëri i njerëzve që nga dita kur rrëzuam diktaturën komuniste, që nga ditët në shesh ne jemi në shërbimin tuaj. 30 vjet për ju, 30 vjet për demokracinë, 30 vjet për Partinë Demokratike, gjithmonë zëri i shqiptarëve”,-shkruna Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.