13 rregullat e protokollit të sigurisë për transportin publik

0 344

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije lajmëroi heqjen e kufizimit për transportin publik. Në deklaratën e saj, ajo nuk dha një datë por tha se do duhet të zbatohen rregulla strikte. Manastirliu shtoi se në linjat urbane, maska do të jetë e detyrueshme. Nuk dihet si do të bëhet hapja e transportit, në një kohë kur shoqata e transportit thotë se nuk do të fillojnë punë pa u plotësuar kushtet e tyre. ”Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”.

13 rregullat për transportin publik

1-Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.
2-Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.
3-Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.
4-Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.
5-Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.
6-Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.
7-Duhen dezinfektuar makinat.
8-Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.
9-Në terminal duhet zbatuar distancimi.
10-Terminali të dizinfektohet.
11-Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.
12-Të respektohen masat e higjienës.
13-Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.

Leave A Reply

Your email address will not be published.