Gjyqtarët e shkarkuar jo të qetë, SPAK nis hetimet

0 460

Gjyqtarët e shkarkuar nga Vetting-u në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, nuk janë të qetë edhe pse janë larguar nga detyra. Mësohet se SPAK ka nisur hetimet me dyshimet për vendimet e marra nga Gjykata e Lartë ndër vite, pas dyshimeve për korrupsion dhe favorizime nga gjyqtarët që janë kapur me shkelje dhe pasuri të pajustifikuar. SPAK ka sekuestruar dosjet e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të shkarkuar nga Vetting-u. Po kryhen verifikimet nëse ka elementë të veprës penale si pastrim parash korrupsion e fshehje pasurie për shkak të funksionit që kanë patur.

Gjyqtarët e shkarkuar nga Gjykata e Lartë janë:

Shkëlzen Selimi
Admir Thanza
Tom Ndreca
Gani Dizdari
Fatos Lulo
Fatmir Hoxha
Altina Xhoxhaj
Artan Broci
Artan Zeneli
Xhezair Zaganjori
Edmond Islamaj

Nga Gjykata Kushtetuese më shumë se gjysma e anëtarëve janë shkarkuar nga Vetting-u kryesisht për probleme me pasurinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.