Zhvati pacientin që humbi jetë nga Covid-19, Gjykata liron infermieren

0 307

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për infermieren Ronida Hysi, e cila i vodhi 80 mijë lekë të reja një pacienti të infektuar me Covid-19. Gjatë seancës së sotme, Gjykata vendosi që të lirojë nga qelia Hysin.

Nga “arrest me burg”, ajo është lënë në masën ”arresht shtëpie”. Hysi u vu në pranga më 26 janar, një javë pasi u denoncua nga djali i të ndjerit që kishte zhvatur, në emisionin “Stop”.

Rasti i 30-vjeçares u denoncua nga djali i një pacienti me inicialet K.C, 58-vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.

Hysi nuk ishte mjaftuar vetëm me ato, por kishte grabitur edhe 60 mijë lekë të reja nga karta bankare e të ndjerit, duke shkuar tre herë nëpër bankomate të ndryshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.