Zhdukja e tre të rinjëve, ende asnjë shenjë. Ja pista më e re e policisë

0 354

Kanë kaluar katër ditë nga zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Daniel dhe Klement Pepaj së bashku me Vilson Çutajn u zhdukën në zonën malore të Rencit pasditen e 3 tetor.

Policia ka rinisur kërkimet edhe ditën e sotme, ndërsa bashkë me Forcat e Rendit duke kërkuar edhe babai i njërit prej të zhdukurve, Daniel Pepaj. Policia po kërkon në një terren më të gjerë, e ndarë në disa grupe. Përveç pistës se të rinjtë mund të jetë vrarë, një tjetër pistë ku po heton policia është edhe ajo e pengmarrjes. Kjo për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga familjarët e tyre gjatë ditëve të fundit.

Sipas banorëve, në zonë ka patur të shtëna me armë, ndërkohë po ashtu theksojnë se në zonë ka parcela me kanabis, por aty nuk ka hyrë ende policia. Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, në Malësinë e Madhe janë larguar pa gjurmë në datën 3 tetor. Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin, ndërkohë që dyshohet se dy prej tyre mund të jenë vrarë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.