Zgjidhet nesër kryetari i ri për SPAK, procedura

0 150

Ditën e nesërme zgjidhet kryetari i Prokurorisë së Posaçme. Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Klan News, ka qenë gazetarja Glidona Daci e cila ka treguar më shumë çfarë po ndodh nga ana teknike dhe procedurale.

Ajo shprehet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë do thërrasë 3 prokurorët Adnan Xholin, Altin Dumani dhe Edvin Kondilisipas rendit alfabetik për të treguar platformat dhe idetë që ata kanë për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme.

Nesër në orën 10 Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka thirrur sipas rendit alfabetik për të dëgjuar platformat dhe idetë që kanë tre kandidatët për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme për tre vitet e ardhme. Do të niset fillimisht me Adnan Xholin i cili do të ketë kohën e tij në dispozicion për të paraqitur platformën e tij dhe më pas do i duhet t’i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Më pas është prokurori tjetër Altin Dumani dhe i fundit në radhë sipas rendit alfabetik është prokurori Edvin Kondili.

Pasi të dëgjohen platformat dhe idetë që kanë tre prokurorët për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme dhe me përfundimin e pyetjeve do të duhet që nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të tërhiqet dhe të merret një vendim, ku do të kalohet më pas në votimin e tre kandidatëve. Duhet theksuar që i fundit i cili voton për zgjedhjen e Kreut të Prokurorisë së Posaçme është kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla. Duke qenë se vota e kryetarit në rast se bie në balotazh, është ajo e cila do të duhet të bëjë diferencën. Janë 11 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku fillimisht do të votojnë 10 anëtarë 6 prokurorë dhe 4 nga shoqëria civile dhe në fund është kryetari Alfred Balla i cili do të vendosë përfundimisht në rast se kemi balotazh të votave dhe se kush do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme.

Procedura parashikon që kandidatët për kryetar të Prokurorisë së Posaçme në bazë të ligjit për funksionimin dhe organizimin e prokurorive në republikën e Shqipërisë, duhet të kandidati të ketë aftësi të mira menaxheriale dhe administrative. Të ketë mbajtur më herët funksione drejtuese dhe gjithashtu nga ana tjetër të jetë patjetër prokuror i Prokurorisë së Posaçme dhe të mos ketë masa disiplinore në fuqi, në ngarkim të tij të dhëna nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.