Zgjedhjet, partitë nisin takimet me strukturat

0 333

Politika i është rikthyer partive. Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe me perspektivën e përfundimit të Reformës Zgjedhore, partitë kanë nisur takimet me strukturat.

Socialistët i nisën takimet me strukturat në jug, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se përzgjedhjet e prill-majit 2021, socialistët do të marrin sërish besimin për mandatin e tretë me Edi Ramën kryeministër.

Kurse nga selia blu, Lulzim Basha vijon takimet në rrethe me bizneset dhe fermerët. Ndërsa të enjten do të ketë rikthim në seli, me mbledhjen e Kryesisë. Puna me strukturat në vend dhe prezantimi i formulës që një anëtar, një votë do të përcaktojë listën e kandidatëve, janë vetëm një pjesë e diskutimeve që pritet të diskutohen nesër. Edhe LSI-ja është në terren.

Leave A Reply

Your email address will not be published.