Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët sigurojnë të paktën 3 vende në parlament

0 423

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Serbi, shqiptarët e luginës së Preshevës deri tani kanë siguruar të paktën 3 vende në Parlament dhe shpresojnë edhe për të katërtin, kurse Partia Serbe e Përparimit (SNS), e presidentit Aleksandër Vuçiç ka arritur një fitore dërrmuese në votimin e parë në Europë, pas heqjes së kufizimeve prej pandemisë.

Sipas televizionit publik serb, ndërsa deri tani janë numëruar 93.4% e votave, konservatorët në fuqi që nga viti 2012, janë fitues me 63.4%. E përkthyer në numër mandatesh, SNS deri më tani ka siguruar 189 vende në parlament nga 250 të mundshëm, duke lënë pas me diferencë shumë të madhe partinë e Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, e cila deri më tani ka arritur të sigurojë 32 mandate.

Partitë shqiptare këtë vit vendosën të bashkonin votat e tyre dhe të futeshin në zgjedhje nën një parti të vetme, e quajtur Alternativa Demokratike Shqiptare dhe do të jenë të përfaqësuar minimalisht me 3 deputetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.