Zgjedhjet/Kadilli: Do ta mundim Ramën, le të shpikë çfarëdolloj sistemi

0 317

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli akuzon kryeministrin Edi Rama se e ndryshon Kushtetutën sipas interesave të tij dhe deklaroi se opozita jashtëparlamentare i është drejtuar OSBE-ODIHR për të marrë një zgjidhje për këtë ngërç.

“Anormaliteti është te momenti që Edi Rama prishi marrëveshjen që ekziston nga viti 2001-2002, rregullat e lojës vendosen nga garuesit. Nuk e di që Rama ka garë me Rudina Hajdarin, e ka me Partinë Demokratike. Nga 2002, me ndërmjetësimin e OSBE, çdo ndryshim ka ndodhur me marrëveshje. Për herë të parë Rama nuk pyet. Pse duhet ta çojmë draftin për të hyrë në lojën e tij? Nuk duhet të jemi pjesë e skenarit të Ramës për të na tërhequr në atë që e ka krijuar si fabul politike. Dëgjova dhe zotin Gjiknuri që tha ka ndodhur ndryshimi kushtetues sikur ra si shiu sot në mëngjes. Ndryshimin kushtetues e bënë vetë dhe tani na thonë hajdeni dhe ju ta zgjidhim bashkë. OSBE-së i jemi drejtuar sepse ajo duhet të shprehet për mënyrën si zgjidhet një ngërç kur dy palët nuk bien dakord. Nuk i jemi drejtuar për draft OSBE. Letra jonë për këtë institucion nuk ka të bëjë me draftin. Nuk ka të bëjë me ideologjinë apo filozofinë e palëve që duhet të ketë një votim për subjektin apo për individin. Si forcë politike jemi të interesuar për individin. Çdo hapje listash janë filozofia jonë. Kur ne biem dakord me njëri tjetrin OSBE-ODIHR pranon marrëveshjen tonë. Kur nuk ka marrëveshje ne i drejtohemi OSBE-ODIHR”, tha Kadilli për ”A2cnn”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.