Zelli i Ramës me takimet ndërkombëtare, Shehu: Pas 4 muajsh paktet do kthehen në ”letra pa vlerë”

0 409

Kryeministri Edi Rama, duket se nuk do të kthehen në Shqipëri pas vizitës dy ditore në Ankara, ku firmosi një sërë marrëveshjesh me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, pasi nesër do të jetë në Greqi. Por ish-ministri i PD-së, Tritan Shehu, thotë se këto marrëveshje apo pakte të firmosura nga Rama, pas 4 muajsh do të jetë ”letra pa vlerë”. ”Zellin e Ramës, që tashti në muajt e fundit të mandatit t’i përvishet “punëve të mëdha”, që duheshin diskutuar, bërë transparente, paraqitur prej kohësh, siç janë rregullat kudo në vendet demokratike, por që fatkeqësisht ne i përkasim një konglomerati autokracie me një Republikë “bananesh””,-shkruan Shehu në facebook.

Postimi i plotë

Te nderuar partnere, mos e merni seriozisht Ramen e as premtimet e tij! Rama, nje Kryeminister shume prane “ikjes” nuk ka asnje te drejte e mundesi te garantoje maredhenie te rendesishme a te firmose mareveshje te tilla.
Kjo eshte nje norme politike, morale, serioziteti edhe legale ne te gjitha llojet e maredhenieve nderkombetare, ne prag te zgjedhjeve, vecanerisht kur realizohen pa transparence, apo kur kane si interlokutor Ramen, tashme i njohur nga ju per mungesen e koherences, pergjegjeshmerise, pa besueshmerine e tij.

Te tilla maredhenie e mareveshje, qofshin pakte, traktate, firma per token, detin, qiellin a cfaredo qofshin, mbas 4 muajsh rrezikojne te kthehen ne “letra pa vlere”! Me erdhi ky mendim, normal per nje Bote me maredhenie normale, duke konstatuar “zellin” e Rames, qe tashti ne muajt e fundit te mandatit t’i pervishet “puneve te medha”, qe duheshin diskutuar, bere transparente, paraqitur prej kohesh, sic jane rregullat kudo ne vendet demokratike, por qe fatkeqesisht ne i perkasim nje konglomerati autokracie me nje Republike “bananesh”.

Por neser me rivendosjen e pa evitueshme te demokracise e te parimeve te saj ne Shqiperi edhe ne kete vend do te funksionojne “rregullat normale te lojes”, dhe cdo “ndeshje” jashte tyre anullohet! Prandaj do te jete me mire, me frutdhenese per te gjithe te pritet edhe pak muaj. Te jeni te bindur qe me tej, me Shqiperine e Qeverine demokratike do te gjeni te gjitha hapesirat e gadishmerite per te bere me te miren e mundeshme se bashku ne interesin reciprok, ne interes te stabilitetit e integrimit europian, pa aventurizma a kapitullime, qe Rama kerkon t’i “sheqerose” nepermjet disa “vizatimeve pa vlere ne 3D”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.