Zelensky i vendos kufizime Kishës Ortodokse

0 157

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një dekret që vendos kufizime në veprimtarinë e Kishës Ortodokse të vendit, e cila është e lidhur me Patriarkanën e Moskës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ukrinform, e cila citon presidentin Zelensky që e prezantoi nismën me synimin e qartë që të parandalonte organizatat fetare të lidhura me qendrat e ndikimit të Federatës Ruse që të veprojnë në Ukrainë.

Agjencia ukrainase shton se kontrollet nga shërbimet e sigurisë së brendshme, të cilat filluan disa javë më parë, kanë vazhduar edhe sot në tri kisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.