Kryediplomati grek, Nikos Dendias ka folur për mediat greke lidhur me vizitën e tij në Shqipëri. ”Greqia synon marrëdhënie strategjike me Shqipërinë. Kishte dakordësi dypalëshe për të shkuar në Hagë. Procedura në Hagë nuk do të hapë asnjë problem”,- ka thënë ai.