Viti akademik nis me protesta, pedagogu: Kanë dështuar politikat arsimore

0 364

Në ditën e parë të vitit të ri akademik, studentët nuk kishin mundësi të uleshin në auditore. Kjo e hënë i gjeti ata duke protestuar para Ministrisë së Arsimit, ku kërkuan zhvillimin e seminareve dhe praktikave mësimore në auditore. Ka edhe prej atyre pedagogëve, të cilët e cilësojnë të drejtë protestën e studentëve kundër mësimit online.

Pedagogu Rezart Prifti ishte më i ashpër ndaj vendimit për të vijuar mësimin online. Duke u shprehur në mbështetje të protestës së studentëve, Prifti thotë se kjo panoramë lidhet me një dështim të politikave arsimore. Sipas tij, jo të gjithë studentët kanë mundësi të ndjekin mësimin online pasi mungon infrastruktura e duhur.

”Unë e mbështes çdo lloj proteste, por protesta e studentëve duhet të kishte gjëra shtesë, sepse nuk mund të thuash hajde të kthemi në auditore, por duhet të thuash në cilët auditorë po kthehemi? Kam përshtypjen se gjendja aktuale është një dështimi i një trionimi; politikave arsimore, infrastrukturës dhe mungesës së investimeve, sepse kishte kohë për t’u marrë me këtë punë, që ne mund të ishim në gjendje më të mirë tani. Fakti që ministrja e shkuar e Arsimit pati një dështim spektakolar në këtë aspekt, zonja që është aktualisht e kishte të pamundur që të futej në kontekst në aq pak kohë, sa punët e partisë sa punët e shkollës, e kishte të pamundur të operacionalizohej. Edhe ne pedagogët u kapëm gafil në këtë situatë”, theksoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.