Video-mesazhi i Manastirliut: Një vit plot dhimbje e sakrifica. Rruga për të nesërmen është e shtruar me shpresë

0 329

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, uron festën e Krishtlindjes. Teksa e vë theksin tek situata e rëndë të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, minstrja thotë se ”Kjo kohë e vështirë testoi forcën tonë, testoi aftësitë tona, testoi vlerat tona; ndaj kam një urim nga zemra për çdo shqiptar, nga veriu në jug, që u bë mbështetja jonë në këtë kohë të vështirë, kur jeta e humbi ritmin e saj zakonshëm. Faleminderit për durimin, mirëkuptimin, sakrificën, bashkëpunimin, në mbrojtje të jetës, në këtë kohë pandemie që njerëzimi e ndesh një herë në 100 vite”.

Mesazhi i plotë

Në këtë ditë të lindjes së shpresës, dua të ndaj dy fjalë zemre me ju: Po lëmë pas një vit të pazakontë. Kemi kaluar ditë të mbushura plotë dhimbje edhe me sakrifica, por edhe me shembuj të pabesueshëm force dhe kurajoje. Një vit në të cilin kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e të jetuarit. Kemi ndryshuar planet, por kemi ndryshuar edhe traditat. Të gjitha i kemi bërë në emër të mbrojtjes së jetës. Si Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, jam krenare, për përkushtimin, dhembshurinë, kurajon, sakrificën, profesionalizmin vetëmohimin e armatës sonë të kujdesit shëndetësor.

Ata janë heronjtë tanë, të sotmes dhe të nesërmes. Por fatkeqësisht në këtë vit jemi përballur edhe me humbje, në luftën me vitusin tinzar jo gjithkush nga heronjtë tanë ka arritur t’ja dalë në betejën me COVID-19. Kemi humbur, për fat të keq, shërbyes të palodhur të qytetarëve, të cilët bashkë me dhimbjen në zemrat tona, kanë lënë emrat e tyre, qe jane gdhendur një herë e përgjithmonë në kujtesën e këtij populli dhe në altarin e Mjekësisë shqiptare. Sot, në këtë ditë KRISHTLINDJE dua ta nis urimin tim pikërisht nga familjet e këtyre heronjve. Gëzuar festat!

Gëzuar dhe një falenderim nga zemra; çdo mjeku, infermieri, laboranti, epidemiologu, urgjentisti, farmacisti, çdo sanitare, çdo shoferi, çdo punonjësi të sistemit tonë shëndetësor, që spitalet, qendrat shëndetësore, autoambulancat, i keni kthyer në shtëpi të dytë. Siç thoshte nënë Tereza, oqeani nuk do të ishte ai që është, pa kontributin e çdo pike uji. Dhe këtë vit, çdo kontribut që ju keni dhënë, ka siguruar vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve jetike për qytetarët.

Gëzuar Krishtlindjen, dua ti uroj çdo edukatori, kujdestari, punonjësi social, psikologu në të gjitha qendrat tona të perkujdesit social, që dhembshurinë, dashurinë e sakrificën simbol të Krishtlindjes, e dhurojnë pa kursim në çdo ditë të vitit, për fëmijët pa kujdes prindëror, për të moshuarit e vetmuar, për personat me aftësi të kufizuar, si në një familje të madhe!

Kjo kohë e veshtirë testoi forcën tonë, testoi aftësitë tona, testoi vlerat tona; ndaj kam një urim nga zemra për çdo shqiptar, nga Veriu në Jug, që u bë mbështetja jonë në këtë kohë të vështirë, kur jeta e humbi ritmin e saj zakonshëm. Faleminderit për durimin, mirëkuptimin, sakrificën, bashkëpunimin, në mbrojtje të jetës, në këtë kohë pandemie që njerëzimi e ndesh një herë në 100 vite.

Një gjë është e sigurt, një ditë, kur të kthejmë kokën pas, e të kujtojmë të gjitha vështirësitë që kjo kohë na përballi, do të shohim se forca që na shtyu përpara ishte dashuria për njëri-tjetrin, për familjen, për t’ia dalë sëbashku, për të kapërcyer edhe këtë sfidë dhe për t’u ringritur edhe më të fortë. RRUGA PER TE NESERMEN ESHTE E SHTRUAR ME SHPRESE, Me urimet me të mira për këto festa, ju uroj shëndet dhe mbarësi, GEZUAR!

Leave A Reply

Your email address will not be published.