Vendimi i frikshëm i Parlamentit rus, hap dritën jeshile për vendosjen e forcave të armatosura jashtë kufijve të vendit

0 154

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus ka votuar dje unanimisht në favor të dhënies së autoritetit të Presidentit Putin për të vendosur forcat e armatosura jashtë vendit.

“Këshilli i Federatës vendos t’i japë pëlqimin Presidentit të Federatës Ruse për përdorimin e Forcave të Armatosura jashtë territorit të Federatës Ruse, në bazë të parimeve dhe normave të njohura përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare”, njoftoi agjencia e lajmeve TASS, duke cituar dekretin.

“Numri i përgjithshëm i formacioneve të forcave të armatosura të Federatës Ruse, zonat e tyre të veprimit, detyrat e tyre, periudha e qëndrimit jashtë territorit të Federatës Ruse, përcaktohen nga Presidenti, në përputhje me Kushtetutën e Federatës Ruse”.

Ky vendim shihet si finalizim i dislokimit ushtarak në rajonet separatiste në Lindje të Ukrainës. Ky njoftim vjen një ditë pasi Putini njohu si entitete të pavarura rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Po ashtu, ky vendim i autoriteteve ruse mund të paralajmërojë për qëllimet e Putinit që të nisë një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës. Liderët perëndimorë më herët kanë thënë se trupat ruse janë dislokuar në pjesën lindore të Ukrainës dhe Shtetet e Bashkuara e quajtën pushtim këtë veprim të Rusisë.

Putin, po ashtu, ka nënshkruar traktate të miqësisë me dy rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat parashikohet edhe vendosja e trupave ruse atje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.