Vdekja e babë e bir në Malësinë e Madhe, vajza: Zoti na ka tha zemrat

0 157

Vajza e familjes Rushaj në Malësinë e Madhe ka reaguar në një postim prekës në rrjetet sociale për humbjen e babait dhe të vëllait.

Teksa publikon një foto ku dy viktimat shfaqen së bashku, Anais Rushaj shprehet se zoti i ka tharë zemrat dhe shpreson që shpirti i tyre të pushojë në paqe.

“Zoti na ka tha zemrat, shpirti juaj pushoftë në paqe”, ka shkruar vajza.

Ndërkohë më herët ajo reagoi sërish lidhur me ditën se kur do të kryehet ceremonia mortore.

“ Me hishërim të thellë lajmërojmë vdekjen e parakohshme të babës ton Pjetër Gjok Rushaj dhe vëllaun ton Jason Pjetër Rushaj.

Varrimi bahet më 22 Nanor ora 14:00 tek varrezat katolike Shkodër. Pritja dhe respekti mortor bahet te Qëndra funerale Orlando”-shkruan vajza.

Kujtojmë se Babë e bir, Pjetër e Jason Rushaj ndërruan jetë pasi automjetin me të cilin po udhëtonin u rrëmbye nga rrjedha e fortë e “Përroit të Thatë” në Bogë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.